Egnatia zyrtarizon afrimin e një mbrojtësi, firmos Nehar Sadiki

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkaton e verës. Klubi nga Rrogozhina ka firmosur me qëndërmbrojtësin Nehar Sadiki.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një posti në rrjetet sociale. Sadiki kështu vjen në Superiore pas një aventure te Borec Vales në Maqedoninë e Veriut.

“Njoftimi.

Mirë se vjen Nehar Sadiki.

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të firmosi me qendërmbrojtësin Nehar Sadiki, cili vjen pas një aventure tek Borec Veles në Maqedoni.

Sadiki pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi,” ishte postimi i Egnatias. /oversport.tv