Pas sulmuesit Vusal Isgandarli, Egnatia zyrtarizon një tjetër afrim në merkaton e verës. I radhës që bashkohet është portieri Ilir Dobjani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rrogozhinas me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Dobjani iu bashkua skuadrës gjatë përgatitjeve në Turqi ndërsa sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar.
22-vjeçari shihet si një përforcim me prespektivë për Egnatian, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Besës së Kavajës. “Portieri iu bashkua ekipit gjatë përgatitjeve në Turqi ndërsa sot ka bërë prezantimin zyrtar”, shkruhej në njoftimin e publikuar nga Egnatia. /oversport.tv