“Ekipet nga Milano nuk do të shkojnë në Stamboll për të humbur”, Boniek: Në Europa League dua një finale Roma-Juve

Roma dhe Juventusi në finalen e Europa League? Dhe kush më shumë sesa një ish i të dyja ekipeve do ta donte këtë gjë. Zibi Boniek ka dhënë një intervistë ku përveç mundësisë që dy ekipet italiane të përballen në finalen e Europa League, ai komentoi gjithashtu për sukseset e Interit dhe të Milanit dhe rritjen e gjithë futbollit italian.

“Juve dhe Roma në finalen e Europa League? Është një realitet i bukur që mund të ndodhë. Si Roma ashtu edhe Juve e nisin me një avantazh të lehtë në letër gjysmëfinalen. Një finale Roma-Juve në Budapest do të ishte historike. Dhe të mos harrojmë se një ekip nga Milano do të shkojë në finalen e Champions League dhe nuk do të shkojë në Stamboll për të humbur”.

“Ka shumë mundësi për të parë tre finale europiane me pjesëmarrjen e skuadrave italiane. Do të thotë se diçka po ndryshon, niveli i futbollit italian po rritet pak. Për mendimin tim, të luash në Itali është gjithmonë gjëja më e vështirë në Europë. Është një futboll “i vrenjtur|, ku të bëjnë faull dhe të tërheqin bluzën vazhdimisht.

Nëse luan mirë në Itali, mund të luash mirë kudo. Ndoshta është pak i përbuzur, sidomos për infrastrukturën, por shpresoj që futbolli italian të kthehet së shpejti në nivelet e viteve 80 dhe 90, kur ishte futbolli më i rëndësishëm në Europë”, tha ndër të tjera Zibi Boniek. /oversport.tv

Foto: Zbigniew Boniek, Twitter