Ekipet shqiptare në Europë, sot përballjet e Laçit dhe Vllaznisë

Vazhdon aventura e ekipeve shqiptare në Conference League, ndërsa ditën e sotme do të ketë dy përballje të tjera. Është radha e Laçit dhe e Vllaznisë që do të luajnë përballjet e tyre në kuadër të turit të dytë eliminator.

Ekipi i parë që do të luajë është Laçi që do të ndeshet me moldavët e Petrocub. Kurbinasit kërkojnë të përsërisin suksesin e fazës së parë dhe kanë shprehur besim se mund të vazhdojnë edhe më tej aventurën e tyre europiane.

Nga ana tjetër, Vllaznia do të luajë në “Loro Boriçi” në sfidën që do të startojë në 21:00. Përballë shkodranëve do të jetë rumunët e Universitatea Craiova, një ekip relativisht i vështirë në letër. Megjithatë, vetë shkodranët janë shprehur se në fushë zbresin lojtarët dhe jo letrat dhe për rrjedhojë besojnë te kualifikimi. /oversport.tv