Ekipi kanadez gati të bëjë surprizën, ofertë marramendëse yllit të Serie A

Vazhdon telenovela e merkatos midis Lorenzo Insignes dhe Napolit. Së fundmi në derën e ekipit napoletan ka ardhur një ofertë nga Kanadaja që mund ta joshë jo pak kapitenin. Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, Toronto ka shfaqur interes të madh për lojtarin.

Ekipi kanadez është i gatshëm të ofrojë një kontratë që do të kënaqte të gjitha palët në mënyrë që transferimi të kryet. Ata po mendojnë t’i ofrojnë një pagë më të lartë italianit se sa po përfiton tek ekipi i Napolit.

Megjithatë, edhe pse oferta mund të jetë joshëse, Insigne nuk po mendon të transferohet në Amerikën e Veriut. Për të objektivi kryesor mbetet kalimi në një ekip tjetër prestigjioz në Europë. Pas tij janë edhe klube si Interi dhe Milani në Itali. /oversport.tv