EKSKLUZIVE/ Hidhet firma në kontratë, Elbasani afron dy emra “big” nga Superiorja

Elbasani nuk ka në plan të ndalet në këtë merkato verore. Dy goditjet e radhës mund të kenë një peshë edhe më të madhe se çdo lëvizje tjetër në këtë merkato. Oversport mëson se i pari është kapiteni i Partizanit që u largua në këtë verë, Bruno Telushi.

Pavarësisht se po flitej për një transferim në Vlorë te Flamurtari, duket se Telushi është bindur më shumë nga projekti i Elbasanit që po formon një skuadër për t’u ngjitur sa më parë në “Abissnet Superiore”.

Emri tjetër “big” është Ardit Hoxhaj. Ky i fundit pasi mbylli aventurën e tij në Shkodër me Vllazninë, ishte në negociata me disa klube të tjera, por njësoj si Telushi është bindur nga projekti i Elbasanit. Marrëveshja totale është arritur mes të gjitha palëve dhe tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar. /oversport.tv