EKSKLUZIVE: Mungesë e madhe për Shqipërinë, ylli i skuadrës me COVID-19

Shqipëria po humb shumë para Polonisë. Nuk bëhet fjalë për pikë, por për një piketë të rëndësishme në formacion.

Gazetari i OVERSPORT, Olsi Tujani, mëson ekskluzivisht se Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Kësisoj, pas Gjimshtit që theu dorën, Balajt të dëmtuar dhe Çekiçit me kartonë, sulmuesi kuqezi do të jetë një tjetër mungesë e madhe për Rejën.

Sulmuesi i Konyaspor ka qenë një lider për kombëtaren në kualifikueset e Botërorit 2021 dhe shënoi golin e vetëm ndaj Polonisë në ndeshjen e parë. / oversport.tv