Ekskluzive/ Mungojnë vetëm detajet e fundit, Ardit Hoxhaj gati për një aventurë jashtë Shqipërisë

Pasi i dha fund aventurës së tij te Vllaznia, Ardit Hoxhaj është gati për të nisur një tjetër sfidë në karrierën e tij. Kohët e fundit është përfolur shumë se sulmuesi vlonjat do të rikthehej në shtëpi, aty ku e priste Flamurtari i Emiliano Çelës, por nuk do të ndodhë kështu.

Ardit Hoxhaj do ta vazhdojë karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Burime për Oversport bëjnë me dije se Hoxha është duke negociuar me një klub nga Azerbajxhani për të nisur një aventurë të re.

Palët janë në detajet e fundit të marrëveshjes për të hedhur më pas edhe firmën në kontratë. Gjithçka duket se është në rrugën e duhur dhe shumë shpejt Hoxhaj pritet të zyrtarizohet te skuadra e tij e re. /oversport.tv