Korabi vazhdon nga puna për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Ekipi dibran ka siguruar shërbimet lojtarit të Tomorit, Ariel Dobra, i cili ka qenë së fundmi pjesë e Tomorit të Beratit.
Burime pranë Oversport bëjnë me dije se 26-vjeçari ka arritur një marrëveshje totale me klubin dibran dhe shumë shpejtë do të vijë edhe zyrtarizimi. Ky është një rikthim “në shtëpi” për Dobrën, pasi ka qenë pjesë e Korabit më parë në vitin 2019.
Dobra gjithashtu ka luajtur në karrierën e tij edhe me skuadra si Butrinti e Naftëtari, përpara se të luante me Korabin e Tomorin. Në sezonin e fundit, Dobra ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tomorit, ndërsa tashmë do të vihet nën urdhrat e Shpend Kumbarçes. /oversport.tv