Pas aventurës së tij te Aberdeen, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është pranë transferimit në Serie A. Burime pranë Oversport bëjnë me dije se mesfushori kuqezi mund të jetë lojtari më i ri i Leçes.
Palët janë duke negociuar prej kohësh, ndërsa marrëveshja është shumë pranë dhe shumë shpejt mund të vijë edhe firma në kontratë. Kështu, Ylber Ramadani bëhet një tjetër lojtar shqiptar që i bashkohet kampionatit italian për sezonin e ardhshëm.
Ramadani i cili më parë ka qenë pjesë e Partizanit në Superiore, sezonin e kaluar e kaloi në radhët e Aberdeen ku ishte një nga lojtarët kyç të mesfushës. Ramadani gjithashtu ka pasur eksperienca në Danimarkë e Hungari me Vejlen dhe Budapestin. /oversport.tv