Ekskluzive për Oversport, Veliaj: Sporti kalit karakterin, fokusi te skuadra olimpike

Në një intervistë ekskluzive për Cindy Marinën, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka folur për eventin “derbet e kryeqytetit”, që po transmetohet live në Oversport.

“Është një projekt, që mbledh bashkë të gjithë yjet e skuadrave të kryeqytetit. Qyteti është si një skuadër të gjithë duhet të punojmë bashkë. Është një vlerësim për një brez, që ka luajtur me pasion edhe në kohëra të vështira.

Djemtë e rinj, që shihni në tribuna duhet të marrin shembull këta djem që po luajmë. Kemi investuar shumë në Tiranë për sportin, në fusha, në palestra. Kush merret me sport, e di që ka edhe humbje edhe fitore. Por sporti kalit karakterin dhe u bën shumë mirë të gjithëve.

Jemi fokusuar tek skuadra olimpike. Peshëngritja dha atletika janë në fokusin tonë dhe sportistët po stërviten në kushte shumë të mira.

Kush e fiton Serie A? Në Bashki ka tifozë të Interit dhe të Milanit, por unë nuk dua që të futem në këtë debat. Çdo skuadre të Tiranës që sjell një trofe, ne si Bashki i japim një premio”, ka thënë Veliaj. / Oversport.tv