Ekskluzive/ Renato Arapi nis një aventurë jashtë Shqipërisë

Pas largimit nga stoli i Teutës, Renato Arapi është gati të nisë një tjetër aventurë. Këtë herë jo si trajner i parë, por si asistent në Arabinë Saudite. Arapi do t’i bashkohet Ernest Gjokës me ekipin e Ohod Medina.

Sipas burimeve pranë redaksisë së Oversport, Arapi do të jetë kështu zëvendës trajneri i Ohod Medina, ekip me të cilin Ernest Gjoka firmosi pak ditë më parë. Ky i fundit i ka besuar eksperiencës së Renato Arapit që më parë ka qenë në krye të Teutës dy herë, gjatë periudhës 2021-2022.

Arapi së fundmi ka qenë edhe pjesë e emisionit “Ti bo gol” si opinionist. Tashmë ai është gati për këtë aventurë të re, ku do t’i bashkohet Ohod Medina, ekip që militon në kategorinë e dytë për nga rëndësia në futbollin arab. /oversport.tv