Ekskluzive/ Tirana nuk ndalet, mbrojtësi i kombëtares firmos me bardheblutë! Detajet e kontratës

Tirana bën një goditje të bujshme në merkato dhe rikthen në Superiore mbrojtësin Albi Doka. Lojtari rikthehet në kampionatin shqiptar pas aventurës së fundit në Hungari me Budapest Honved.

Oversport mëson se drejtuesit e të dy klubeve kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit në kryeqytet dhe ditët e ardhshme do të bëhet edhe zyrtarizimi.

Tirana ka blerë 60% të kartonit të lojtarit, ndërsa Honved ka ruajtur 40% të vlerës. Doka do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me bardheblutë dhe do të përfitojë 280 mijë euro për tre vitet e ardhshme.

Kujtojmë që Doka është formuar si futbollist te skuadra e Tiranës, me të cilën u shpall kampion I Shqipërisë në sezonin 2019-2020 dhe më pas u largua për të provuar një eksperiencë të re larg Shqipërisë.  Mbrojtësi rikthehet në shtëpi për të ndihmuar Tiranën që të arrijë majat këtë sezon. / Oversport.tv