Ekskluzivisht në Oversport “FBK Games”: Luiza Gega në pistë në orën 15:15

Pas suksesit të arritur në Mançester, ku zuri vendin e parë në garën e 3000 m me pengesa me kohën 9.20.79 (koha e dytë personale më e mirë ) dhe arriti normën për Kampionatin Botëror dhe atë Europian, atletja shqiptare Luiza Gega përgatitet për sfidën e radhës.

Rekordmenia e atletikës shqiptare do të garojë nesër në orën 15:15 në “FBK Games” në Holandë (Tuente) në garën e 3000 m me pengesa, në eventin që është pjesë e turit të artë kontinental të atletikës botërore.

“Shpresoj që në garën e radhës e cila do të jetë ne datën 6-të të tentoj për një kohe më të mirë”, ka thënë para kësaj gare Luiza Gega.

Oversport dhe Tibo kanë ekskluzivitetin e këtij eventi, prandaj mund të ndiqni kampionen shqiptare dhe të gjithë eventin në kanalet tona. / Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)