Indor miting i Karlsruhes ishte një tjetër transmetim ekskluziv sjellë nga Oversposport. Edicioni i 38-të ka regjistruar rezultate të rëndësishme, sidomos në disiplinat e kërcimit me shkop për meshkuj, kërcimit së larti për femra, apo edhe në displinën e 1500 metrave për femra.
Ky ishte një turne i klasifikuar si GOLD, më i larti i garave indor, i cili është transmetuar në Shqipëri ekskluzivisht nga OVERSPORT, njësoj si edhe në 69 shtete të tjera në të gjithë botën.
Në finalen e garës 800 metra për femra triumfoi atletja nga Uganda, Halimah Nakaji me kohën 2.02 e 81 të qindtat. Podiumi u kompletua nga dy atletet gjermane, Kristina Hering si dhe Tanja Shpil.
Në finalen e 60 metrave për femra, triumfoi atletja spanjolle Maria Isabel Perez me kohën 7 sekonda e 21 të qindtat, ndjekur nga Van der Veken dhe Tristan Evelin, respektivisht me kohët 7.29 dhe 7.33.
Në garën e 3000 metrave për meshkuj, atleti etiopian Berihu Aregavi triumfoi duke arritur një rekord botëror në garat indor me kohën 7 minuta, 26 sekonda dhe 20 të qindtat. Spanjolli Adel Meshal dhe keniani Xhejkob Krop plotësuan podiumin.
Në kërcimin trehapësh për meshkuj, atleti grek, Andreas Pantazis siguroi një rekord botëror të garave indor me kërcimin 16 metra e 79 centimetra. Ndjekur nga Nazim Babajev si dhe Maks Heb.
Gara e 60 metrave me pengesa për meshkuj pa triumfues francezin Paskal Legard me kohën 7 minuta e 54 sekonda. Rezultat rekord në garat indor. E njëjta disiplinë për femra u fitua nga atletja xhamajkane Daniel Uilliams, me kohën 7 sekonda e 84 të qindtat.
Në finalen e 1500 metrave për femra u thye një tjetër rekord botëror në mitingjet indor, teksa podiumi ishte i gjithi etiopian. Axumait Embaje siguroi kohën më të mirë, 4 minuta, 2 sekonda dhe 12 të qindtat. Ndjekur nga Hirut Mekesha dhe Freuejni Hailu.
Gara e 800 metrave për meshkuj u fitua nga Eliot Giles me kohën 1 minutë, 46 sekonda dhe 78 të qindtat. Për britanikun ky ishte rezultati më i mirë i sezonit.
Garat indor vijojnë me turneun e Amerikës dhe më pas në 6 shkurt me turneun e Bostonit. 17 shkurt në turneun e Francës. dy ditë më vonë me atë të Britanisë së Madhe dhe më 22 shkurt në Poloni. turnetë e garave indor përfundojnë më 2 mars në Spanjë. /oversport.tv