Ekuilibër dhe thatësirë golash, mbyllen në paqe dy sfidat e para të javës në Serie A

Është mbyllur në barazim të bardhë pa gola sfida mes Torinos dhe Lazios që hapi javën e dytë të Serie A në Oversport dhe Tibo. Në “Olimpico” luhet një ndeshje e ekuilibruar dhe pa shumë raste të pastra për shënim.

Vendasit mundohet që të imponojnë lojën e tyre, por praktikisht nuk shfaqen asnjëherë në zonën e portierit Provedel. Ndërsa bardhekaltërit mërziten për disa raste që nuk u shfrytëzuan si duhet nga Immobile në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë në përfundim të kësaj sfide.

Në barazim të bardhë 0-0 është mbyllur edhe ndeshja tjetër në “Dacia Arena” mes Udineses dhe Salernitanës. Por ndryshe nga sfida e Romës, në Udine është zhvilluar një ndeshje e bukur dhe plot emocione. Miqtë i afrohen golit me Bonazzoli dhe Fazio, ndërsa vendasit rrezikojnë me Deulofeu, që në një rast godet edhe shtyllën.

Në pjesën e dytë ndonëse në inferioritet numerik, Udinese ka një mundësi të artë për të zhbllokuar ndeshjen me Walace, që dërgon topin mbi traversë. Nuk ka fitues edhe në “Dacia Arena”. / Oversport.tv