El Clasicon e merkatos e fiton Reali, madrilenët zyrtarizojnë blerjen e talentit turk

El Clasicon e merkatos verore për Arda Guler e fiton Reali. Talenti turk tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Real Madridit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhet se Reali dhe Fenerbahce kanë arritur një marrëveshje për Guler, i cili do të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur për gjashtë sezonet e ardhshme.

Guler do të prezantohet përpara mediave të premten e 7 korrikut, ku do të zhvillojë edhe një konferencë për shtyp. Kështu Reali fiton “El Clasicon” për Guler i cili po kërkohej me ngulm edhe nga Barcelona. Për talentin turk interesohej gjithashtu edhe Milani. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter