Napoli i Europa League është tjetër. Kryesuesit e Serie A janë mposhtur në “Diego Armando Maradona” nga Spartak Moscow me rezultatin 2-3, edhe pse e nisën ndeshjen me një gol të shënuar në minutën e parë nga Elif Elmas.
Pa u bërë gjysmë ore lojë, Mario Rui u ndëshkua me karton të kuq dhe gjithçka u bë e vështirë për Napolin. Promes, autor i golit të barazimit dhe të tretit, pasi shënoi edhe Ignatov, ishte ylli i ndeshjes. Napoli u mundua të reagonte dhe shënoi me Osimhen një tjetër gol, por nuk mundi t’i ndryshojë fatet e ndeshjes.
Legia po befason deri më tani, pasi ia ka dalë të mposhtë edhe anglezët e Leicester dhe kryeson grupin pas dy fitoreve. Emreli shënoi një gol mjaft të bukur, me vlerën e tre pikëve. Çelhaka e Mucci qëndruan në stol gjatë gjithë ndeshjes, kurse Kastrati mori minuta në pjesën e dytë.
Lyon ka marrë një tjetër fitore, këtë herë kundër Brondby me rezultatin 3-0. Ekambi shënoi dy herë, ndërsa Aouar i vendosi vulën katër minuta nga fundi i ndeshjes. Francezët kryesojnë me 6 pikë, dy më shumë se Sparta Prague, që mposhti 1-0 skocezët e Rangers.
PSV ka triumfuar ndaj Sturm Graz me rezultatin 4-1 në transfertë dhe ka shkuar në kuotën e 4 pikëve, duke u barazuar me skuadrën e Monaco. Francezët barazuan 1-1 me Real Sociedad, ekip pretendent për të kaluar në raundin tjetër.
Në grupin D “ligjin” e bën Olympiacos, që ka mposhtur turqit e Fenerbahce 3-0 në Stamboll. 6 pikë për grekët, që lënë pas gjermanët e Eintracht Frankfurt. Shqiponjat iu gëzuan tre pikëve në minutat shtesë, kur Paciencia realizoi me penallti kundër belgëve të Antëerp.
EUROPA LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
Antwerp-Eintracht Frankfurt 0-1
Fenerbahce-Olympiacos 0-3
Legia-Leicester 1-0
Lyon-Brondby 3-0Napoli-Spartak Moscow 2-3
Real Sociedad-Monaco 1-1
Sparta Prague-Rangers 1-0
Sturm Graz-PSV 1-4
/ oversport.tv