Eliminimi i dhimbshëm, Cristiano Ronaldo largohet nga Katari mes lotëve

Imazhi simbol i disfatës së Portugalisë është ajo e njeriut të saj simbol, Cristiano Ronaldo, që largohet mes lotësh pas humbjes përballë Marokut, që solli eliminimin nga Kupa e Botës, Katar 2022.

CR7 ka marrë menjëherë rrugën drejt dhomave të zhveshjes, por nuk ka arritur të fshehë dhimjen për humbjen e pësuar në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në një Kupë Bote.

Me aktivizimin e sotëm, Ronaldo u ngjit në kuotën e 22 ndeshjeve të zhvilluar në Botëror dhe para tij qëndrojnë vetëm Maldini (23 ndeshje), Klose (24), Messi (24) dhe Matthaus (25 ndeshje). / Oversport.tv