Eliminimi në US Open trondit Osakën: Nuk e di kur do luaj sërish

Nuk kanë fund surprizat në US Open. Naomi Osaka, numri 3 në renditjen botërore, është eleminuar në turin e tretë të turneut.

Leylah Fernandez, 18 vjeç, numri 73 në renditje ka arritur të bëjë një mrekulli. Kanadezja ka arritur të përmbysë ndeshjen, ndonëse kishte humbur setin e parë dhe në të dytin Osaka kryesonte 6-5.

Leylah Fernandez fitoi setin e dytë dhe më pas gjithë ndeshjen (5-7, 7-6, 6-4) duke shkaktuar surprizën më ë madhe të turneut.

Nuk e ka pritur mirë Osaka këtë eleminim duke paralajmëruar tërheqjen e përkohshme nga tenisi i luajtur:

“Këto kohët e fundit, nëse fitoj nuk jam e lumtur. Ndërsa kur humbas, mërzitem shumë. Nuk besoj se kjo është normale. Në këtë pikë, dua të kuptoj çfarë dua, prandaj nuk jam e sigurtë se kur do ta luaj ndeshjen time të radhës”. /Oversport.tv