Lucien Favre nuk është më trajneri i Nice. Ka qenë vetë klubi francez që ka njoftuar shkarkimin e teknikut 65-vjeçar.
Rezultatet e dobëta të skuadrës në kampionat (2 pikë në 3 ndeshjet e fundit) dhe eliminimi nga Kupa e Francës nga modestët e Le Puy Foot duket se kanë qenë fatale për teknikun zviceran.
Nice njofton se skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Didier Digard derisa të zgjidhet trajneri i ri. / Oversport.tv
Officiel : Lucien #Favre n’est plus l’entraineur de l’#OGCNice. Sa mission à la tête de l’équipe première a pris fin. Didier #Digard en prend les rênes, jusqu’à nouvel ordre.
— OGC Nice (@ogcnice) January 9, 2023