Eliminohen Tsitsipas dhe Medvedev, sot supersfida Djokovic-Nadal

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me surpriza në Roland Garros. 19-vjeçari danez Holger Rune ka eliminuar nga turneu francez favoritin Stefanos Tsitsipas (finalist i edicionit të kaluar) dhe është kualifikuar në çerekfinale ku do të ndeshet me Casper Ruud, që eliminoi pas 4 seteve Hurkacz.

Është eliminuar nga Roland Garros edhe numri 2 në renditjen botërore, Medvedev, që është mposhtur 3-0 nga kroati Cilic. Kualifikohet në çerekfinale rusi Rublev, që përfitoi nga një dëmtim i Sinner, që e detyroi italianin të tërhiqej në setin e tretë (1-1 rezultati në atë moment).

Janë përcaktuar tashmë 4 çiftet çerekfinaliste të turneut francez dhe 2 prej tyre do të luhen sot. Spikat përballja e titanëve Djokovic-Nadal, që do të zhvillohet në mbrëmje në orën 20:45. / Oversport.tv

Foto: rolandgarros.com