Ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ve të finales së Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj kanë dhuruar surprizën më të madhe të këtij turneu.
Republika Çeke ka mposhtur Francën 3-0, duke eliminuar kështu kampionët Olimpikë në fuqi.
Medalistët e Artë të Tokios bënë paraqitjen më të mirë në fazën e grupeve, duke fituar të pesta ndeshjet, me vetëm një set të humbur përballë Gjermanisë.
Francezët ishin favoritë për të shkuar në çerekfinale, por çekët kanë zhvilluar një ndeshje perfekte dhe kanë siguruar kualifikimin.
A scramble play with great defenses from both side results in an emphatic block for Nicolas Le Goff 💪
📺All matches live on https://t.co/35InljpTyP https://t.co/G3qcpL9pki
➡️Follow the action live on the CEV Game Hub
https://t.co/vDabpJo9Wu pic.twitter.com/QtYlz0z8B5— European Volleyball (@CEVolleyball) September 13, 2021
Sllovenia është çerekfinalistja tjetër e turneu falë fitores 3-1 përballë Kroacisë. Sfida Republikë Çeke Slloveni do të luhet në 15 shtator.
Janë përcaktuar tashmë 8 skuadrat që do të vazhdojnë aventurën e tyre në Kampionatin Europian të Volejbollit për meshkuj.
Të gjitha takimet do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në platformën Oversport.