Eliminohet Medvedev, Tsitsipas dhe Zverev në çerekfinale të “Indian Wells”

Pas Matteo Berrettinit, edhe Jannik Sinner dorëzohet përballë Taylor Fritz. Në 1/8 e finaleve të Masterit 1000 të “Indian Wells”, tenisti italian mposhtet në dy sete nga amarikani, që zë vendin e 39-të në renditjen botërore.

Edhe Daniil Medvedev eleminohet nga turneu kalifornian në 1/8 e finaleve. Tenisti rus, numri 2 në Botë dhe koka e serisë në turne u mund nga bullgari Grigor Dimitrov, numri 28-të në renditjen botërore të ATP-së.

Vazhdojnë më tej rrugën në këtë kompeticion, Stefanos Tsitsipas dhe Alexander Zverev. Greku, numri 3 në renditjen botërore ka mposhtur 2-1 australianin Alex de Minaur, ndërsa gjermani, numri 4 në renditjen ATP, ka mundur 2-0 francezin Gael Monfils.

Janë përcaktuar edhe tetë tenistët më të mirë të turneut si dhe sfidat çerekfinale:

[8] Hurkacz – [23] Dimitrov

[11] Schwartzman – [21] Norrie

[31] Taylor Fritz – Alexander Zverev

[29] Nikoloz Basilashvili – Stefanos Tsitsipas