Eliminohet Tsitsipas nga US Open, Carlos Alcaraz e ardhmja e tenisit botëror

Ka ardhur edhe eleminimi i parë i bujshëm nga US Open: Tsitsipas, numri 3 në renditjen botërore, është mundur nga 18 vjeçari spanjoll Alcaraz në turin e tretë të turneut amerikan.

Spanjolli fenomenal, më i riu në moshë në renditjen e 100 tenistëve më të mirë, arriti të kalojë grekun 3-2 me sete (6-3, 4-6, 7-6, 0-6, 7-6) në një betejë të gjatë më shumë se 4 orë në “Arthur Ashe Stadium”.

Tsitsipas e nisi shumë keq setin e parë, por reagoi duke fituar të dytin. Seti i tretë është më i bukuri, Carlos Alcaraz fiton me tie Break duke bërë një lojë fantastike.

Në setin e katërt, pasardhësi i Nadalit, duket se u qetësua më shumë se ç’duhet dhe Tsitsipas e mposhti lehtësisht (6-0). Në setin e pestë filloi lufta dhe të dy tenistët japin maksimumin që të fitojnë takimin. Por sërisht është spanjolli që arrin të gabojë më pak në tie break dhe të sigurojë kështu një vend në turin tjetër.

Carlos Alcaraz kualifikohet në çerekfinale, një emër që duhet të mbahet mend, pasi është e ardhmja e tenistit botëror. /Oversport.tv