Emergjenca në mbrojtje, Milani tenton qendërmbrojtësin e Lazios

Simon Kjaer e ka mbyllur sezonin, pas dëmtimit të ligamentit. Qendërmbrojtësi i Milanit u operua sot dhe do të duhet të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave të blertë.

Në kampin kuqezi kanë nisur të lëvizin dhe duan një mbrojtës tjetër që në muajin janar. Lista është e gjatë dhe Milani po shikon një lojtar në përfundim kontrate te Lazio.

Bëhet fjalë për brazilianin Luiz Felipe, të cilit i përfundon kontrata në verë dhe deri më tani ka refuzuar rinovimin.

Këtë ngërç Milani po mundohet ta shfrytëzojë, ndaj Lazio do të dorëzohej para një oferte të përshtatshme dhe ta shiste para se ta humbë me parametra zero. / oversport.tv