Emery e nis aventurën me triumf ndaj “Djajve të Kuq”, Newcastle të pandalshëm

Kanë përfunduar 3 takime të Premier Leagues angleze të vlefshme për javën e 15-të. Manchester United zhgënjen në transfertë të cilët mposhten 3-1 përballë Aston Villas.

Falë golave të Bailey, Digne dhe Ramsey këta të fundit arritën të dalin përkohësisht nga zona e ftohtë. Trajneri i ri i emëruar Unai Emery, e nis aventurën e dytë në Premier League me një fitore të madhe përballë Manchester United.

Newcastle United nuk di të ndalet. “Qymyrxhinjtë” mposhtën në transfertë me rezultatin e thellë 4-1 Southampton dhe merr vendin e tretë provizorisht. Nga ana tjetër, Crystal Palace rrëmben një fitore me shifrat 2-1 në minutën e fundit përballë West Ham falë një autogoli nga Cresswell. Foto: Aston Villa, Twitter