Emiliano Martinez tregon anën e tij humane, ja gjesti që portieri bëri me dorezat e finales së Botërorit

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka hyrë në histori për gjestin e tij pas finales së Kupës së Botës, të fituar ndaj Francës. Martinez ishte protagonist fillimisht duke shpëtuar një gol thuajse të sigurt në fundin e takimit dhe më pas te penalltitë ku u tregua vendimtar. Ndërkohë që së fundmi portieri i Aston Villas ka treguar edhe anën e tij humane.

Martinez ka nxjerrë në ankand dorezat me të cilat luajti në finalen e madhe të Botërorit përballë Francës ku dhe u shpall kampion. Nga shitja ai përfitoi 45 mijë euro dhe arsyeja e këtij veprimi është që të ardhurat më pas t’i dhurojë për bamirësi drejt një spitali pediatrik në Argjentinë.

“Kur Fondacioni Argjentinas i Pediatrisë më kërkoi të dhuroja dorezat e mia, nuk hezitova. Askush nuk luan një finale të Kupës së Botës çdo ditë, është diçka e veçantë. Por është shumë më e rëndësishme të ndihmj një fëmijë sesa të mbaja dorezat e mia në një kuti në shtëpi”, tha Martinez pas ankandit. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter