Emir Sahiti dëmtohet, Kosova çudit dhe fton mbrojtësin e Ballkanit

Ndryshime në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës. FFK ka njoftuar se nuk do të jetë në grumbullim sulmuesin anësor, Emir Sahiti.

Çuditërisht emri i i ri që ftohet është një mbrojtës qendre, kampion vjet me Prishtinën dhe aktualisht pjesë e Ballkanit që kryeson kampionatin në Kosovë.

“Mbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova, i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajduk Split, Emir Sahiti, është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore.

Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës kryesuese të Superligës së Kosovës, ndërsa më herët ka luajtur me Hajduk Split dhe Prishtinën”, njofton FFK. / oversport.tv