Emma Raducanu fiton US Open, tenisi femëror ka një mbretëreshë të re

Emma Raducanu është fituesja e turneut US Open 2021 për femra. Tenistja angleze ka fituar finalen përballë adoleshentes kanadeze Leylah Annie Fernandez me rezultatin 2-0 (6-4,6-3), duke dominuar gjatë gjithë takimit.

Suksesi në turneun amerikan është Slami i parë i fituar në karrierë nga 18 vjeçarja britanike, që në këtë kompeticion ka bërë një paraqitje të shkelqyer, pasi si askush tjetër më parë, e nisi që nga ndeshjet kualifikuese dhe u shpall kampione.

Arritja bëhet akoma më legjendare, nëse marrim në konsideratë faktin, që asnjë nga kundërshtarët nuk arriti të fitojë një set përballë Raducanu.Padiskutim, ajo është ylli i ardhshëm i tenisit botëror.

Ëndrra e Leylah Annie Fernandez merr fund në finale, por paraqitjet e saj kanë qënë mbresëlënëse në këtë turne, duke eleminuar 3 teniste që ndodheshin në pesëshen e parë të renditjes botërore. /Oversport.tv