Emocione deri në minutat e fundit në Torino-Cremonese, skuadrat ndajnë nga një pikë

Torino dhe Cremonese arritën të bëjnë një ndeshje mjaft emocionuese, por pa nxjerrë një fitues të cilët barazuan me shifrat 2-2. Ky takim u transmetua live në Oversport dhe platformën Tibo.

Pjesa e parë e këtij takimi, nisi e qetë në fillimin e saj me ekipet që kërkuan disa herë të bëfasojnë njëra-tjetrën, por pa pasur rezultat. Teksa kjo pjesë ishte drejt përfundimit në barazim pa gola, Torino arriti të fitojë një 11-metërsh.

Mbrojtësi i Cremonese, Sernicola, nuk u tregua i saktë në ndërhyrjen e tij brenda zonës dhe si pasojë shkaktoi këtë penallti. Këtë të fundit e mori përsipër Sarabia i Torinosi cili u tregua shumë i saktë duke dërguar topin në të djathtë dhe Carnesechi në të majtë. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të vendasve me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë nisi në një mënyrë mjaft të mirë për miqtë të cilët u shpërblyen me një gol. Për Cremonese arriti të rikthejë baraspeshën Tsadjout me një top që fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

Emocionet për miqtë nuk mbaruan me kaq pasi ata arritën të përmbysin gjithçka pas 20 minutash lojë. Valeri arriti të shtangë Milinkovic Savic duke i ndalur topin pas rrjetës me një super predhë.

Megjithatë, nuk zgjat aq shumë gëzimi i Cremonese pasi për më pak se 10 minuta ata u ndëshkuan nga vendasit. Singo u shfaq shumë i ftohtë përballë Carnesechi duke rikthyer dhe njëherë në lojë Torinon.

Me këtë barazim, Torino vijon të mbetet në vendin e nëntë të klasifikimit të Serie A me 31 pikë të grumbulluara. Cremonese u duk pranë fitores së parë në kampionat, por nuk arriti të bëjë dhe mbetet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 9 pikë. /oversport.tv