Një pjesë e parë me të vërtetë e çmendur ajo e zhvilluar në Laç mes vendasve dhe Vllaznisë, duke dhuruar emocione të shumta dhe plot 6 gola.
Miqtë nga Shkodra shënojnë të parët me penallti me Latifin në minutën e 11-të dhe dyfishojnë në të 24-t me Victor Da Silva.
Po dukej sikur Vllaznia po korrte një fitore të lehtë, por vendasit kanë reaguar me Zarubicën që shënon një dygolësh dhe kthen shifrat në barazim 2-2.
Shkodranët kalojnë sërish në avantazh me Aralica, por në minutat e fundit të pjesës së parë Lushkja barazon sërish shifrat, tashmë në 3-3. Një ndeshje plot emcione që pritet të dhurojë edhe shumë të tjera në 45 minutëshin e dytë.