Sot janë ndeshjet e fundit për këtë muaj për kombëtaret dhe rrugëtimin e tyre drejt Botërorit 2022. Ato rikthehen në Tetor. Sot luajnë grupet B, C, E, I dhe J. Ndër ndeshjet më interesante janë Poloni-Angli, Islandë-Gjermani etj. Gjithashtu me interes të madhë për publikun shqiptar do jetë dhe ndeshja Kosovë-Spanjë.
Në Grupin B luhen këto ndeshje në orën 20:45 Greqi-Suedi dhe Kosovë-Spanjë. Në këtë grupë është një luftë e fortë midis Spanjës dhe Suedis për vëndin e parë, ato ndahen vetëm me një pikë. Kryeson Spanja me 10 pikë dhe më pas ndjekë Suedia me 9 pikë.
Në Grupin C luhen këto sfida përsëri në orën 20:45 Itali-Lituani dhe Irlandë e Veriut-Zvicër. Italia kryeson me 11 pikë dhe në vëndin e dytë është Zvicra me 7 pikë. Por Zvicra ka 2 ndeshje më pakë dhe dueli për vëndin e parë është i hapur.
Përsa i përket Grupit E ndeshjet janë Bjellorusi-Belgjikë dhe Uells-Estoni. Në krye është Belgjika me 13 pikë dhe pastaj vjen Çekia me 7 pikë. Në këtë grupë dueli është për vëndin e dytë midis Çekisë dhe Uellsit, ku diferenca ndërmjet tyre është 1 pikë.
Në Grupin e Shqipërisë në grupin I luhen këto ndeshje Poloni-Angli, Hungari-Andorë dhe Shqipëri-San Marino. Anglia ka një ndeshje të vështirë ndaj Polonisë, por me një fitore shkëputet më tej në krye të klasifikimit. Ndërsa lufta për vëndin e dytë mbetet e hapur midis Polonisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.
Ndeshja më e rëndësishme në Grupin J është Islandë-Gjermani. Ndërsa ndeshjet e tjera janë Armeni-Lihteshtenj dhe Maqedonia e Veriut-Rumani. Ky grup është mjaftë i hapur sepse skuadrat janë më afër njëra tjetrës me pikë. / oversport.tv