Emocionet e Serie A vazhdojnë në Oversport, Venezia-Torino mbyll javën e 6-të

Do të mbyllet në stadiumin “Penzo” të Venezias java e 6-të e Serie A me takimin Venezia-Torino, që do të luhet në orën 20.45 dhe do të transmetohet Live në kanalin Oversport 1.

Vendasit kanë humbur 4 nga 5 takimet që kanë luajtur këtë sezon, ndërsa miqtë janë në formë të mirë, pasi kanë grumbulluar 7 pikë në tre takimet e fundit në kampionat.

Tekniku i Venezias Paolo Zanetti nuk ka probleme me mungesat dhe pritet që kundër Torinos të hedhë në fushë të njëtin formacion që luajti kundër Milanit në mesjavë.

Miqtë nga Torino kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive dhe në transfertën e sotme, që të ngjiten akoma më lart në klasifikim. Tekniku Ivan Juric është i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion, për shkak të mungesave të Belotti, Zaza, Praet, Ola Aina dhe Pjaca.

Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda do të jenë në stol në transfertën e sotme në Venezia.

Ndeshja e sotme është përballja e 40 mes këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet (Serie A, Serie B dhe Kupë e Italisë). Bilanci anon lehtësisht nga Torino që ka fituar 14 takime, Venezia ka fituar 12 ndeshje, ndërsa 13 herë kjo përballje është mbyllur në barazim.

Formacionet e mundshme

Venezia (4-3-3): Maenpaa; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Molinaro; Peretz, Vacca, Busio; Aramu, Henry, Johnsen.

Torino (3-4-2-1): Milinkovic Savic; Djidji, Bremer, Rodriguez; Singo, Pobega, Mandragora, Ansaldi; Linetty, Brekalo; Sanabria