“Emocioni më i madh në jetë”, Marash Kumbulla realizon gol jashtë fushe

Marash Kumbulla ka realizuar golin e tij më të bukur në jetë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të bëhet baba. Këtë gjë e ka ndarë me ndjekësit vetë Kumbulla me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kumbulla së bashku me partneren e tij Greta kanë publikuar në Instagram një foto ku së bashku mbanin një fanellë me numrin 24 ku nga pas shkruhej “Papa”. Gjithashtu ata publikuan edhe një foto nga vizita që kishin bërë te mjeku duke treguar ekografinë e fëmijës.

“Je emocioni më i madh në jetën tonë. Mami dhe babi po të presin dhe të duan shumë”, shkruhej në postimin e Marash Kumbullës. Ky është fëmija i parë që Marash Kumbulla po pret. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)