Empoli kërkon të parën në shtëpi, Sassuolo dhe Udinese duan kthesën

Në orën 15.00 do të luhen tre takime të javës së 6-të të Serie A, të cilat do të tranmetohen Live në kanalet Oversport.

Empoli-Bologna / Oversport 3

Empoli arriti një fitore me vlera përballë Cagliarit në mesjavë dhe sot kërkon një tjetër sukses që të ngjitet akoma më lart në renditje. Vendasit nuk kanë marrë asnjë pikë në stadiumin “Castellani” dhe kundër Bolognas do të synojnë fitoren e parë sezonale në shtëpi. Bajrami dhe Ismajli pritet ta nisin titullarë sfidën e sotme. Bologna synon të rikthehet te fitorja që mungon prej 2 javësh.

Formacionet e mundshme

Empoli (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Ismajli, S. Romagnoli, Marchizza; Haas, Stulac, Zurkowski; Bajrami; L. Mancuso, F. Di Francesco

Bologna (4-3-3): Skorupski; De Silvestri, Medel, Bonifazi, Hickey; Svanberg, Dominguez, Soriano; Orsolini, Arnautovic, Sansone

Sassuolo-Salernitana / Oversport 2

Sassuolo po kalon një moment të vështirë. 3 humbje në 3 takimet e fundit kanë koleksionuar djemtë e teknikut Dionisi, që sot përballë Salernitanës synojnë kthesën e madhe.

Miqtë mbyllin tabelën e klasifikimit të Serie A, por në mesjavë arritën të merrnin pikën e parë sezonale pas barazimit 2-2 me Veronën.

Formacionet e mundshme

Sassuolo (4-2-3-1): Consigli; Toljan, Chiriches, G. Ferrari, Rogerio; Frattesi, M. Lopez; Djuricic, Raspadori, Boga; Scamacca.

Salernitana (3-4-1-2): Belec; Gyomber, Strandberg, Jaroszynski; Kechrida, M. Coulibaly, L. Coulibaly, Ranieri; Ribery; Djuric, Gondo

Udinese-Fiorentina / Oversport 1

Pas dy humbjeve radhazi, Udinese kërkon të reagojë në sfidën e sotme në “Dacia Arena” kundër Fiorentinës. Pritet që tekniku Gotti të hedhë në fushë të njëjtin formacion që luajti kundër Romës.

Pas tre fitoreve radhazi në kampionat, Fiorentina u ndal nga Interi në mesjavë. Gonzalez dhe Castrovilli do të mungojnë në transfertën e sotme në Udine.

Formacionet e mundshme

Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Stryger, Pereyra, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Beto.

Fiorentina (4-3-3): Dragowski; Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Duncan; Callejon, Vlahovic, Sottil