Kanë përfunduar edhe dy sfida të tjera të Serie A në kuadër të javës së 34-t. Udinese zbret në Serie B Sampdorian pasi e mposht me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e Sottil siguroi nj tjetër fitore, ndërsa golat e këtij takimi erdhën nga Pereyra dhe Masina. Nga ana tjetër Sampdoria është skuadra e parë që bie nga kategoria në këtë edicion. Në sfidën tjetër Pas fitores ndaj Bolognas, Empoli regjistron një tjetër triumf të rëndësishëm, këtë herë në shtëpi përballë Salernitanës. Skuadra e drejtuar nga Zanetti fitoi me rezultatin 2-1 falë golave të Cambiaghi dhe Caputo, ndërsa për miqtë ngushtoi diferencat Piatek.
Udinese e ka gjithçka të lehtë përballë Sampdorias së vendit të fundit. Vetëm 9 minuta lojë i mjaftojnë skuadrës së Sottil të gjejë rrugën e rrjetës. Shënon kapiteni Pereyra që me një goditje të bukur mposht portierin kundërshtar dhe i çon shifrat në 1-0.
Po në pjesën e parë, Udinese gjen edhe golin e dytë. Këtë herë lojtari që realizon është Masina që shfrytëzon si duhet një harkim të Lovric dhe me kokë dyfishon shifrat.
Ne pjesën e dytë, skuadra nga Udine mendon më shumë për të menaxhuar rezultatin. Sampdoria nga ana tjetër provon të ndryshojë fatin e takimit. Provojnë Zanoli, Quagliarella dhe Gabbiadini, por vendasve i vjen në ndihmë edhe shtylla. Në fund triumfon Udinese dhe merr tre pikë të tjera, duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve. Sampdoria ndërkohë është skuadra e parë që zbret një kategori më poshtë këtë edicion të Serie A, pasi në 34 javë ka arritur të grumbullojë vetëm 17 pikë.
Në sfidën mes Empolit dhe Salernitanës pjesa më e madhe e ndeshjes flet për skuadrën vendase. Capute dhe Cambiaghi japin shkëndijat e para që nuk rezultojnë të suksesshme. Por kur kalojnë 38 minuta, Cambiaghi tregohet i saktë përballë Ochoas dhe realizon golin që zhbllokon shifrat.
Me fitoren minimale të Empolit mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, vendasit gjejnë një tjetër gol në minutën e 66 me Francesco Caputo. Fillimisht goli anulohet për një pozicion të parregullt, por pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari i takimit akordon golin.
Në fundin e takimit, Piatek rihap takimin me një gol të bukur. Kastanos provon nga distanca, por Vicario vendoset mirë dhe devijon topin. Megjithatë, topi përfundon në këmbët e Piatek që e çon në rrjetë për të vulosur rezultatin final të takimit në 2-1. Me këtë fitore të Empolit, ndalet ecuria e mirë e Sampdorias që nuk njihte humbje prej 10 ndeshjesh radhazi. Empoli ngjitet kështu në kuotën e 38 pikëve, dhe mbijetesa ndonëse jo matematikisht, duket se është siguruar. Nga ana tjetër, Salernitana ka 3 pikë më pak. /oversport.tv
Foto: Empoli Football Club Official, Twitter