Udinese ka arritur një fitore bindëse 4-1 përballë Empolit në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit italian të futbollit, takim që është transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Pas kësaj disfate shkon në 16 numri i ndeshjeve pa fitore në kampionat për skuadrën e Empolit. Asnjë skuadër tjetër në 5 kampionatet kryesore të Europës nuk ka bërë ndonjëherë një seri të tillë rezultatesh negative.
Që nga suksesi i fundit përballë Napolit në Serie A në 12 dhjetor të vitit të kaluar, toskanët kanë koleksionuar 8 barazime dhe 8 humbje në kampionat.
Kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i sezonit, por pavarësisht formës së dobët, për momentin Empoli nuk rrezikon rënien nga kategoria, sepse diferenca me zonën e ftohtë është 12 pikë. / Oversport.tv