Emri i Eriksen kthehet në trend, ekipi francez interesohet për mesfushorin

E ardhmja e Christian Eriksen po mbete një enigmë. Pas prishjes konsensuale të kontratës me Interin, danezi ka rinisur stërvitjen dhe po kërkon një ekip të ri ku mund të aktivizohet.

Daily Telegraph ka hedhur dritë mbi të ardhmen e danezit, dhe ka treguar edhe ekipin e ku mund të shkojë Eriksen. Mesfushori mund të transferohet në Ligue 1, te Monaco.

Ekipi nga principata është interesuar për lojtarin dhe po kërkon më shumë informacione mbi gjendjen e tij. Eriksen lejohet që të luaj në Francë dhe gjithçka mund të ndodhë për rikthimin e tij në fushën e blertë. /oversport.tv