Endri Çekiçi fantastik me Konyaspor, përmbys i vetëm turqit e Trabzonspor

Endri Çekiçi po kalon një formë të shkëlqyer dhe po kthehet në një lojtar të rëndësishëm për Konyspor në Turqi.

Në ndeshjen e sotme të kampionatit, kundër Trabzonspor, mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola.

Fillimisht me një goditje fluturimthi, në minutën e 20-të, pogradecari vendosi baraspeshën pasi miqtë kishin shënuar që në minutë e parë.

Çekiçi, më pas, sapo nisi fraksioni i dytë i lojës, realizoi një tjetër gol në portën e Trabzonspor, duke përmbysur rezultatin në 2-1 në favor të Konyaspor. / oversport.tv