Ëndrra e Al Khelaifi, PSG sfidon Manchester United për Zinedine Zidane

PSG-ja nuk ka arritur në nivelin që priste këtë sezon, sidomos pas transferimeve që bëri në merkaton e verës. Kjo ka bërë që trajneri Mauricio Pochettino të jetë në dyshim për të ardhmen dhe drejtuesit janë duke menduar për pasardhësit e tij.

Në Francë dhe në Paris kanë filluar të ëndërrojnë me forcë emrin e Zinedin Zidanes. Sipas “Le 10Sport”, ish-lojtari dhe trajneri i Realit të Madridit është i përzgjedhuri i drejtorit Leonardo dhe i presidentit Al Khelaifi.

Sigurisht që Zizu nuk do të nxitohet dhe u ka thënë të gjithëve se do të pushojnë deri në fundin e sezonit. Pa harruar që dëshira e tij e madhe është që të marrë drejtimin e kombëtares franceze. Edhe Manchester United është skuadra tjetër e interesuar për Zidanin për të zëvendësuar Solskjaer.

Nga Anglia bëjnë me dije që ai e ka refuzuar ofertën e parë. Cristiano Ronaldo po këmbëngul që të takohet sërish me ish-trajnerin e tij dhe ta bindë që të ulet në stolin e “Old Trafford”, por për momentin nuk ka asgjë të sigurt. / oversport.tv