Ëndrra e Musettit përfundon në gjysmëfinale, Tsitsipas shkon në finalen e Masterit të Barcelonës

Ndalet një hap larg finales rrugëtimi i Lorenzo Musettit në Masterin 500 pikësh të Barcelonës. Tenisti italian është mposhtur në gjysmëfinale 2-1 (6-4, 5-7, 6-3) nga Stefanos Tsitsipas, në një sfidë që zgjati 2 orë e 29 minuta.

Ka qenë një sfidë e luftuar, por në fund ka qenë Tsitsipas ai që ka siguruar një vend në finale, aty ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Evans-Alcaraz.

Musetti ka treguar një formë të mirë dhe ka arritur që të ngjitet në vendin e 18-të në renditjen botërore, pozicionimi më i mirë në karrierë. / Oversport.tv