Enea Jorgji në kualifikueset e Euro 2024, ja në cilin takim vendos drejtësi gjyqtari shqiptar

Arbitrat shqiptarë po bëjnë gjithnjë e më mirë në futbollin europian kohëve të fundit. Pas lajmit që Juxhin Xhaja do të jetë në dhomën e VAR për sfidën Aris-Paok, një tjetër arbitër shqiptar merr një tjetër detyrë.

Enea Jorgji do vendosë drejtësi në sfidën mes Austrisë dhe Estonisë për kualifikueset e europianit 2024. Jo vetëm Jorgji, por në atë sfidë do të jenë dhe arbitrat anësorë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.

Austria do të nisë fazën kualifikuese duke sfiduar në ndeshjen e parë Azerbajxhanin dhe në ndeshjen e dytë luan kundër Estonisë, në sfidën që do të vendoset nga gjyqtarët shqiptarë. /oversport.tv