Enes Sali, lojtari më i ri europian që debuton në një skuadër kombëtare

U fut në fushë në fund të sfidës Lihtenshtejn-Rumani, duke u bërë lojtari më i ri europian që luan në një ndeshje zyrtare me skuadrën kombëtaren.

Është stërvitur me Leo Messin, mentori i tij në futboll është Gheorghe Hagi. Zbriti në fushë kur ishte 15 vjeç dhe 264 ditë, duke thyer kështu rekordin që mbahej nga norvegjezi Martin Odegaard.

Po flasim për Enes Sali, mesfushori rumun që u hodh në fushë të dielën në mbrëmje në minutën e 82-të të ndeshjes në Lihtenshtejn që u fitua 2-0 nga skuadra e tij kombëtare.

Për Sali, që ka lindur në Kanada, 14 nëntori i vitit 2021 është një datë historike, që do ta mbajë mend gjatë. / Oversport.tv