Enigmat me stadiumet marrin fund, plani i javës së 9-të të Abissnet Superiore

E shtuna rikthen ndeshjet e Abissnet Superiore dhe tashmë janë përcaktuar edhe stadiumet ku do të luhen të gjitha sfidat e javës së nëntë të kampionatit.

Gjithçka nis në stadiumin “Loro Boriçi” të shtunën, kur Vllaznia do të presë Kastriotin prej orës 16:45. Tre orë më pas hap dyert “Air Albania”, ku Partizani përballet me Laçin.

E diela ka në program vetëm një ndeshje. Teuta e pret Skënderbeun në Kamzë këtë herë dhe ndeshja nis në orën 13:45. Të hënën luhen dy ndeshjet e fundit të javës.

Dinamo përballet me skuadrën e Egnatias në “Elbasan Arena” nga ora 16:45, kurse në mbrëmje mbyllet gjithçka me duelin mes dy skuadrave të kreut, Tiranës dhe Kukësit. Kjo ndeshje zhvillohet në Shkodër.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 9

E shtunë, më 20 nëntor 2021
Ora 16:45 | Vllaznia-Kastrioti (“Loro Boriçi”)
Ora 19:45 | Partizani-Laçi (“Air Albania”)

E diel, më 21 nëntor 2021
Ora 13:45 | Teuta-Skënderbeu (“Kamza”)

E hënë, më 22 nëntor 2021
Ora 16:45 | Dinamo-Egnatia (“Elbasan Arena”)
Ora 19:45 | Kukësi-Tirana (“Loro Boriçi”)

/ oversport.tv