Enis Çokaj ylli i javës në Kroaci, vlerësohet më shumë se të gjithë

Enis Çokaj, lojtari i Lokomotiva Zagreb, ka marrë vlerësimin më të lartë në javën e 21-të të kampionatit kroat.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është përfshirë në formacionin më të mirë të javës, për të disatën herën, pas ndeshjes së mirë kundër Dragovoljac.

Çokaj vlerësohet nga Sofascore me notën 9, më shumë se çdo lojtar tjetër, duke lënë pas yllin e Dinamo Zagreb, Orsic. / oversport.tv