Enrique nuk e do Donnarumman në ekip, zbuloni arsyen e trajnerit të PSG-së

Luis Enrique u prezantua para disa ditësh si trajneri i ri i Paris Saint-Germain pas largimit të Christophe Galtier. Menjëherë pas konfirmimit të trajnerit spanjoll në stol, nuk munguan dhe goditje të bujshme si Lucas Hernandez, Milan Skriniar dhe Marco Asensio.

Por përveç këtyre transferimeve në këtë merkato vere, Enrique tashmë vë në dyshim të ardhmen e njërit prej portierëve. Bëhet fjalë për Gianluigi Donnarumman, i cili mund të largohet pas vetëm 2 sezonesh në Paris.

Siç raportojnë mediat, ish-trajneri i Barcelonës kërkon të ketë në ekip një portier që mund të luajë dhe me këmbë. Kjo nuk është një nga aftësitë më të mira të ish-portierit të Milanit dhe një largim i mundshëm mund të kthehet në realitet. /oversport.tv