Enrique: Të gjithë lojtarët e PSG-së janë të mëdhenj, dua të bëj tifozët krenarë

Luis Enrique u prezantua si trajneri i Paris Saint-Germain pak ditë më parë dhe ka nisur menjëherë nga puna. Ish-trajneri i Barcelonës ka folur në një intervistë për mediat duke thënë dhe për marrëdhëniet me lojtarët.

“Jam shumë i lumtur, shumë krenar dhe i etur për të filluar. Gjithçka është e re dhe kur është e tillë është si të dilni nga zona juaj e rehatisë. Por unë jam i motivuar sepse është një vend i ri, një qytet i ri, lojtarë të rinj, njerëz të rinj për të jetuar, një ekip i ri. Shumë gjëra të reja, por të gjitha janë shumë pozitive dhe siç thashë, mezi po e pres me padurim.

Të gjithë lojtarët e PSG-së janë të mëdhenj. Të rinjtë që vijnë nga akademia, nëse nuk janë ende të mëdhenj, do të bëhen të tillë. Për të ndërtuar një ekip ju duhet një përzierje e gjithë lojtarëve dhe një trajner që beson tek ta.

Qëllimi im është që tifozët e klubit të jenë krenarë për ekipin e tyre, për atë që shohin në fushë dhe për të shijuar shfaqjen.” , u shpreh Enrique. /oversport.tv