Enzo Fernandez i arritshëm për Milanin, zbulohet shifra e klauzolës së lirimit

Enzo Fernandez është një objektiv i arritshëm për Milanin. Mesfushori 21-vjeçar po spikat me River Plate në Argjentinë, teksa vetëm në kampionat ka shënuar vetëm këtë vit 7 gola në 15 ndeshje.

Fernandez ka edhe tre vite kontratë dhe tashmë zbulohet se ai ka një klauzolë 18 milionë euro për t’u larguar, një shifër që kuqezinjtë mund ta përballojnë.

I riu mund të luajë në qendër të mesfushës si partner i Tonalit, por edhe më parë si mesfushor sulmues.

Marrëdhënien me golin e ka të mirë, ndërkohë që një ditë më parë u raportua se Fernandez ia ka dhënë “OK”-in Milanit. / oversport.tv

Foto: Club Atletico River Plate, Facebook