Javën e ardhshme, Cristiano Giuntoli do të marrë detyrën si drejtor sportiv i Juventusit. Akoma pa u zyrtarizuar në detyrën e tij në klubin bardhezi, ish-drejtori sportiv i Napolit ka menduar për zëvendësuesin e Angel Di Marias.
Siç raporton prestigjiozja “Gazzetta dello Sport”, Domenico Berardi po projektohet si pasardhësi i kampionit të Botës tek “zonja e vjetër”. 28-vjeçari i Sassuolos konsiderohet një profil perfekt për pozicionin në mbështetje të sulmuesit kryesor në formacionin 3-4-2-1.
Juventusi nuk është i vetmi klub që e kërkon Domenico Berardin. Të interesuar për liderin e Sassuolos janë prej kohësh edhe kryeqytetasit e Lazios.
Statistikat e sulmuesit italian sezonin që lamë pas në Serie A ishin vërtetë të mira. në 26 paraqitje me Sassuolon, Berardi arriti të realizojë 12 gola dhe asistoi 7 herë për shokët e ekipit. /oversport.tv